Berisha, Kica-Xhelilit: Rugova kurrë s`e ka përdorur shprehjen “uniteti në përçarje”
Ish-anëtari i Kryesisë së LDK-së, Aton Berisha, ka reaguar ndaj pretendimeve që nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelil, i ka shprehur mbrëmë në emisioni “Debat Plus”.
Ai ka bërë me dije se deputetja e LDK-së ka cituar gabim ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Rugova asnjëherë nuk e ka përdorur shprehjen “uniteti në përçarje”.
“Asnjehere ne jete dr. Rugova nuk ka perdorur shprehjen “Uniteti ne perqarje”- ashtu siç pretendoi ta citonte nenkryetarja e LDK-se, mbreme ne emisionin Debat Plus. Dr. Rugova nuk ka bere formulime te tilla jologjike. Thelbesisht eshte tjeter gjë shprehja “bashkimi ne dallime” si nje qasje të Bashkimit Europian, e qe natyrshëm presidenti ynë e perdorte shpesh dhe me kënaqësi”, ka shkruar Berisha.