Berisha kërkon t’i kthehet telefoni i sekuestruar, fton Prokurorinë që ekzaminim e tij ta bëjë para mediave - NACIONALE

Berisha kërkon t’i kthehet telefoni i sekuestruar, fton Prokurorinë që ekzaminim e tij ta bëjë para mediave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Besnik Berisha ka kërkuar që telefoni i tij i cili i është sekuestruar t’i kthehet teksa ka bërë thirrje edhe që telefoni i tij të ekzaminohet edhe në prani të mediave nga një prokuror i paanshëm dhe në një afat sa më të shkurtër kohor.

Këtë kërkesë avokati Berisha ia bëru Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Feriaj, Shukri Jasharit, ndërsa beson se nuk ekziston bazë ligjore për sekuestrimin e përkohshëm të telefonit të tij.

Berisha ësahtë shprehur se “qëllimi i kësaj kërkese nuk është pengimi i hetimit, apo fshehjes së përmbajtjes së materialeve që gjenden në telefonin e avokatisë, por për shkak të obligimit ligjor dhe etik, të ruajtjes së konfidencialitetit ë komunikimeve me klientët e tij”.

“Berisha ka ftuar Prokurorinë që të bëjë ekzaminimin e telefonit të avokatisë edhe në prani të mediave, një prokurori të paanshëm dhe në një afat sa më të shkurtër kohor”, raportoi “Sinjali”.

Berisha i cili ka disa ditë që e ka shtruar betejën e tij me prokurorin Rasim Maloku, i cili më 12 korrik lëshoi urdhëresë për bastisje në njërën nga pronat e tij, në këtë rast kishte sekuestruar edhe telefonin e avokatit.

Avokati Berisha ka denocnuar publikisht prokurorin Maloku për atë që ai thotë se i tërë arrestimi i tij u bë kundërligjshëm, pa dyshim të bazuar, arbitrarisht, dhe “me urdhër nga pushteti”, përkatësisht nga, siç thotë ai, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme