Berisha kërkon të lirohet sulmuesi: Lirojeni, autori i vërtetë është Edi Rama - NACIONALE

Berisha kërkon të lirohet sulmuesi: Lirojeni, autori i vërtetë është Edi Rama

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar që të lirohet i riu që e goditi sot me grusht gjatë protestës.

Berisha ka thënë se ai është një mjeran që e ka shitur vetën.

Ai ka bërë me dije se arkitekt i këtij sulmi është kryeministri Edi Rama.

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës”, ka thënë Berisha, para protestuesve.

Teksa Berisha i bashkohej protestës së sotme të opozitës, një 31-vjeçar është futur në mesin e protestuesve duke e godit me grusht liderin demokrat.

Me pas, i riu është rrahur rëndë nga mbrojtja e afër e Berishës dhe protestuesit.

Deri me tani nuk dihet motivet e sulmit.

Lajme të ngjashme