Berisha i premton çdo kosovari shtetësinë shqiptare
Të shtunën, Berisha u takua me përfaqësues të diasporës dhe u pyet për mundësinë e marrëdhënieve të reja mes Shqipërisë dhe Kosovës nëse ai rikthehet në pushtet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se nëse zgjidhet, do t'i ofrojë çdo kosovari mundësinë të marrë nënshtetësinë shqiptare ose t'i mbajë të dyja, për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën.
“Një ndër marrëveshjet e para që do firmos me Qeverinë e Kosovës do jetë marrëveshje e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dyja anët e kufirit do ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi”, u shpreh Berisha.