Berisha: Edi Rama nuk po e lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë - NACIONALE

Berisha: Edi Rama nuk po e lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i PD-së, Sali Bërisha ka kujtuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 17- vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur ish-presidentin Ibrahim Rugova si arkitekt të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Nderim kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova! Të dashur miq, si sot 17 vite më parë mbylli sytë përgjithmonë arkitekti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, Presidenti i pavdekshëm i saj, miku im i paharruar Dr.Ibrahim Rugova.

Sot në këtë 17 vjetor të ndarjes së tij nga jeta familja Rugova, miqtë, të afërmit dhe qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar, përulen me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme para veprës së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova, shtetarit dhe politikanit gjeni e vizionar, themeluesit të Kosovës së lirë, të pavarur”, shkruan Berisha.

Me tutje, Berisha ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk po e lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.

“Të dashur miq, në një qëndrim antikombëtar Edi Rama me urdhër të Beogradit bllokon prej 7 vitesh me rradhë vendosjen e shtatores së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugovës në vendin e merituar në Tiranë. Ky akt anishqiptar i Edi Ramës ndaj njerit prej personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar në kohëra është dëshmi tjetër e vasalitetit të tij të shpifur ndaj serbomadhit Vuçiç.

Nderim për jetë kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Prof.Dr Ibrahim Rugovës”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme