Berisha e pyet Liburn Aliun, a është Naser Hafizi hajn? Aliu: Hafizi është në burg - NACIONALE

Berisha e pyet Liburn Aliun, a është Naser Hafizi hajn? Aliu: Hafizi është në burg

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës e Planifikimit Hapsësinor Liburn Aliu, pasi preazantoi punët që sipsa tij janë kryer në këtë ministri, ishte deputeti i AAK-së Bekë Berisha i cili e sfidoi me një pyetje për Naser Hafizin.

“Naser Hafizi a është në burg dhe a është hajn?”, tha Berisha.

Ministri Aliu, në foltore ishte i shkurtër.

“Naser Hafizi është në burg”, tha ai.

Dosja e Naser Hafizit

U.D drejtori i Autoritetit të Pellgjeve, Naser Hafizi është në paraburgim, në një çështje korrupsioni e fshehje të pasurisë për të cilen hetimet janë zgjeruar edhe ndaj Ministrit të linjës Liburn Aliu. Dosja e Prokurorisë Speciale, përmbanë detaje të veprimtarisë së Hafizit. Ajo që bie në sy, sikurse në rastin e Ambasadorit Martin Berishaj, është lidhja me Serbinë. Në dosjen e prokurorisë speciale fillimisht thuhet se Hafizi dyshohet për Shpërlarje të parave, lidhur me ligjin për Prandalimin e pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në arsyetimin e Prokurorisë se përse Hafizi duhet të qëndroj në paraburgim përmenden lëvizjet e Hafizit drejt Serbisë, si dhe dyshimet që ai mund të arratiset.

“I pandehuri Naser Hafizi marrë parasysh faktin se ka edhe nënshtetësinë e Republikës së Serbisë, dhe se bazuar në të dhënat për lëvizjet e tij të shpeshta të siguruara nga Sistemi për Menaxhimin e Kufitar (BMS) në shtete të tjera të rajonit dhe më gjërë, e veçmas faktit se i njejti disa herë brenda ditës ka hyrë dhe ka dal nga territori i Republikës së Kosovës, në disa raste ka kaluar edhe në këmbë kufirin, në mes Kosovës e Serbisë, ku dyshohet se ka pronësi shtëpi ekzistn rreziku se po të lihet i lirë, do të arratiset nga Kosova në ndonjë vend tjetër”

Lajme të ngjashme