Berisha dhe Meta pajtohen për bashkëpunim opozitar
Lideri i PD-së, Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, janë dakorduar për bashkëpunimin opozitar.
I pari i PD-së, pas takimit me Metën ka treguar se bashkëpunim përfshinë edhe zgjedhjet vendore.
Postimi i plotë i Berishës:
Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish - Presidentin, Ilir Meta.
Sot, në Selinë e Partisë Demokratike zhvillova një takim me Kryetarin e Partisë së Lirisë zotin Ilir Meta.
Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeri i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë nëse zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër regjimit absolut të Edi Ramës.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë. sb