Fillon protesta, Berisha dhe Meta krah njëri-tjetrit - NACIONALE

Fillon protesta, Berisha dhe Meta krah njëri-tjetrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liderët e opozitës kanë arritur në protestë. Para pak qastesh, lideri i PD-së, Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u janë bashkuar mijëra protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri sa ka arritur në destinacion, i pari i demokratëve nuk ka folur për media.

Kurse, Ilir Meta ka thënë se protesta do të jetë paqësore.

“Një ditë e jashtëzakonshme. Ju e shikoni sa paqësore është atmosfera. Nuk ka asnjë rëndësi, Rama ka qindra udhëtime me charter vjedh çdo sekondë shqiptarët pa qenë nevoja të jetë në Shqipëri. Është urgjente largimi dhe shporrja e tij’, ka thënë Meta.

Moto e protestës mbarëkombëtare është "Shqipërisë, t’i dalim Zot bashkë".

Lajme të ngjashme