Berisha: Derisa analfabetizmi funksional të ketë dominancë në Kosovë, Kurti do ta ketë rrugën e hapur - NACIONALE

Berisha: Derisa analfabetizmi funksional të ketë dominancë në Kosovë, Kurti do ta ketë rrugën e hapur

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai ka vlerësuar se derisa të ketë analfabetizëm funksional në Kosovë, Albini do ta ketë rrugën e hapur.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka kritikuar edhe opozitarizimin në Kosovë.

“Derisa analfabetizmi funksional të ketë dominancën në Kosovë, Albini do ta ketë rrugën e hapur që deri në vitin 2028, mos të krijon stabilitet institucional! Këta tipa që po u shkojnë te shkallët e Albinit çdo mëngjes, para se të lodhen, duhet të tregojnë: nëse konstituohet Kuvendi, a do të jetë kushtetues ky konstituim dhe a do të jenë kushtetuese organet që dalin nga ai Kuvend? Pse jeni futur në vallen e Albinit dhe po humbni kohë? Drejtohuni në Gjykatën Kushtetuese. Përgjigjen e dini dhe kështu duhet të veproni”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme