Berisha: Çështjen dhe fatin e Kosovës e kemi zëvendësuar me fatin e Albin Kurtit
Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka bërë me dije se çështja dhe fati Kosovës është zëvendësuar me fatin e Albin Kurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar tash nuk po pyetet se çka i bie mirë a keq Kosovës, por si i bie Kurtit dhe ideologjisë së tij.
“Çeshtjen dhe fatin e Kosoves, si nje teme thelbesore per kombin shqiptar per me shume se nje shekull, e kemi zevendesuar me çeshtjen e fatin e Albin Kurtit dhe te konservatizmit fanatik. Tash, nuk pyetet se çka i bie mire a keq Kosoves e si vete perspektiva e saj por si i bie Kurtit dhe ideologjisë se tij. Per fat te keq, jo vetem perkrahesit e tij, por edhe politikane te profilit te lart, ne vend qe te japin ide duke pasur parasysh shtetin e kombin japin alternative duke pasur reference Kurtin, e me kopjim te diskursit te tij, te fjaleve e rrugeve te bukura e te reja, qe ne permbajtje jane te njejta me te - boshe!”, ka shkruar Berisha.