Berisha alarmon: Nga viti 2014 është larguar 27% e popullsisë
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka thënë se në tetë vitet e fundit Shqipëria ka humbur 27 përqind të popullsisë së saj.
Berisha tutje ka thënë se vetëm nga lufta kombet tjera kanë mundur të humbin një numër të tillë të popullsisë.
“Nga viti 2014 deri më sot, 744 417 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE-së, pa përfshirë Kanadanë, SHBA, e vende të tjera jashtë BE-së. I bie 27% e popullatës. Përveç luftës, kombet nuk i kanë larguar me kaq shpejtësi nga vendi i tyre në proporcione të tilla”, tha Berisha në një takim në Pogradec.