Berisha akuzon Ramën: E keni shndërruar Tiranën në Beograd të dytë për Kosovën
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se Tirana është shndërruar në Beograd të dytë për Kosovën.
Berisha në Kuvendin Kombëtare të Partisë Demokratike ka akuzuar Ramën edhe për uljen e numrit të lindjeve në vend dhe rikthimin e burgosjeve politike.
“Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë, duke e shndërruar Tiranën në Beograd të dytë kundër Kosovës”.
“Më keq se në tërë historinë kombëtare popullsia është ulur me 35 % në 10 vjet. Me braktisjen masive të vendit dhe dominimin e vdekjeve mbi lindjet, për herë të parë kombi ynë është një komb në vdekje, gjë që nuk ndodhi as në komunizëm. Të gjitha këto ndodhin nën shëmbëlltyrën e një demoni që ka rrëmbyer të gjitha pushtet dhe kërkon të mbajë pushtetin me forcë dhe ky demon është Edi Rama. Jemi në kushtet e një diktature të re në narkodiktaturë ku njëlloj si në diktaturën ideologjike u rikthyen burgosjet politike të opozitës.” – ka thënë Berisha
