“Bëri tradhtinë e radhës”, Berisha: Kurti është i shantazhuar me korrupsion, prandaj e pranoi “Zajednicën”
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar draftin për formimin e Asociacionit për shkak të shantazhit për korrupsion.
Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti është e zhytur në korrupsion galopan.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti do ta ketë fatin e Sali Berishës.
“I shantazhuar për arsye të korrupcionit galopant në qeveri dhe aferave milionshe në KEK dhe me GEN-Serbia, Albini pranoj ZAJEDNICËN e cila bosnizon Kosovën, duke vën në rrezik funksionalitetin e shtetit. Pavarësisht se dje bëri tradhëtin e radhës, ai nuk mundet ti ikën fatit të Sali Berishës. Si super mashtrues që është, ai përdori dhe keqpërdori trushpërlarët dhe të prekurit nga Sindoroma e Stockholm-it për të ardhur në pushtet dhe për ti vën në pikpytje të gjitha të arriturat e vendit tonë”, ka shkruar Berisha.