Beqa: Pritje madhështore në familjen e madhe Duraku në Gjakovë
Në Gjakovë, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, u prit me entuziazëm në shtëpinë e familjes Duraku. Sipas Beqës, atmosfera e ngrohtë dhe mbështetja e madhe nga banorët dëshmojnë gatishmërinë për ndryshim më 28 dhjetor.
Gjatë takimit, ai ishte i shoqëruar nga kandidatja për deputete, Adonjeta Zymberi-Selmani, me të cilën dëgjuan nga afër shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve të zonës. Beqa tha se qytetarëve u është garantuar se, pas 28 dhjetorit, “çdo problem do të marrë zgjidhjen që e meriton” nën udhëheqjen e Bedri Hamzës si kryeministër.
Ai shtoi se ndryshimi nis nga njerëzit, ndërsa qytetarët e Gjakovës janë të vendosur për të mbështetur këtë drejtim të ri.
E plotë:
Sonte në Gjakovë një pritje madhështore në familjen e madhe Duraku. Gjakova e krejt Kosova tashmë janë bërë gati për ndryshimin e madh me 28 dhjetor. Së bashku me kandidaten për deputete Adonjeta Zymberi-Selmani, dëgjuam nga afër shqetësimet dhe kërkesat e banorëve dhe një gjë ua garantuam atyre se pas 28 dhjetorit, çdo problem do të marrë zgjidhjen që e meriton me Bedri Hamzën kryeministër. Ndryshimi gjithmonë nis prej njerëzve, e njerëzit në Gjakovë janë të vendosur për ndryshim Faleminderit për mbështetje.
#pdk130 #BedriHamza1 #HajdarBeqa28

