Beqa i PDK-së për rrahjen në Kuvend: Murati i mori syzet e padëmtuara, me to e vazhdoi ditën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, është deklaruar pas përplasjes që pati javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës me minsitrin e Financave, Hekuran Murati.
Beqa për Ekonomia Online, ka komentuar mometin kur në pamje shihet duke ia marrë syzet minsitrit Murati.
Ai ka thënë se syzet nuk janë dëmtuar dhe Murati i ka vendosur po ato pas pak kohe.
Ai ka dhënë detaje për intervistimin e tij nga Prokuroria rreth ngjarjes në Kuvend.
“Realisht ne e kemi shpjeguar atë që e kemi thënë edhe në media, mendoj që e kemi thënë realitetin dhe çdo herë do ta themi realitetin dhe çdo herë do të përgjigjemi para institucioneve të drejtësisë, besojmë fuqishëm në institucionet e drejtësisë,”
“Syzat i ka marrë zotëri Murati të padëmtuara dhe ka ardhë pas një kohe të caktuar i ka vendosur dhe me at syza ka vazhduar ditën atë ditë.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se javën e kaluar në seancën e Kuvendit, disa deputetë të PDK-së u përplasen fiziksht me ministrin Murati dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
