Beqa: Deputetët e LVV-së nuk votojnë me kokën e vet, por sipas asaj që thotë Kurti - NACIONALE

Beqa: Deputetët e LVV-së nuk votojnë me kokën e vet, por sipas asaj që thotë Kurti

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Hetimor për Energjinë, Hajdar Beqa, ka thënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk votojnë sipas mendimeve të veta në Kuvendin e Kosovës, por sipas qëndrimeve të drejtuesit të qeverisë, Albin Kurtit.

Duke e komentuar ngjarjen e sotme në mbledhjen e radhës të komisionit lidhur me deputeten Duda Balje, ai ka thënë se askush nuk mund ta detyrojë askënd të votojë pa dëshirën e tij.

“Janë bërë 16 muaj që Lëvizja Vetëvendosje është në Qeveri, deputetët e kësaj partie ende nuk kanë votuar sipas kokës së tyre. Ata ndalen shikojnë çfarë po thotë Albin Kurti, a e ka mirë apo keq ai nuk është aspak relevante ajo, dhe votojnë krejt bashkë ashtu”, tha Beqa në Klan Kosova.

Sipas Beqajt, ajo çfarë ka deklaruar Duda Balje në Komisioni për Energji është e drejtë.

“Ajo çfarë ka thënë Duda Balje konsideroj se është e drejtë, ajo ka shumë të drejtë. Sa i përket komisionit hetimor parlamentar nuk mundesh askënd ta mësosh si të votojë”, ka thënë Beqa.

Deputetët e LVV-se kanë kërkuar sot që Duda Balje dhe Ljubinko Karaxhiq të largohen nga Komisioni Hetimor për Energjinë 2006-2022. Ata thanë se deputetët në fjalë janë duke bërë mungesa të paarsyeshme.

Lajme të ngjashme