Bekim Shyti nga protesta në Prishtinë: Liria erdhi nga këta trima dhe burrështetas - NACIONALE

Bekim Shyti nga protesta në Prishtinë: Liria erdhi nga këta trima dhe burrështetas

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, ka marrë pjesë sonte në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në fjalën e tij para protestuesve, Shyti ka folur për sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e ish-krerëve të UÇK-së në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

“Sot kemi gjithandej varreza të dëshmorëve, e kemi lirinë, por liria erdhi nga këta vizionarë, nga këta trima dhe burrështetas, sepse këta kishin guximin dhe vizionin që të formojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Shyti.

Lajme të ngjashme