Bekim Jashari: Sot të gjithë jemi UÇK, nuk duhet të jemi të asaj apo kësaj partie - NACIONALE

Bekim Jashari: Sot të gjithë jemi UÇK, nuk duhet të jemi të asaj apo kësaj partie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, e ka quajtur të turpshëm vendimin e Gjykatës Speciale për të dënuar me 26 vite burgim Salih Mustafën.

Ai ka bërë me dije se ky vendim tregon se lufta e Kosovës ende nuk ka përfunduar.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se ky rast duhet t`i shërbejë spektrit politik për unifikim.

“Kjo që po ndodhë sot a është e mjaftueshme për t’i bindur udhëheqësit tonë për unitet apo duhet të shpallemi kriminelë për të na bërë bashkë kundër misioneve që dëshirojnë dështimin e shtetit tonë. Sot të gjithë jemi UÇK, sot nuk duhet të jemi të asaj apo kësaj partie, sot është vonë për të mos u bërë e pamundur nesër, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare të njohur nga aleatët tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Jashari.

Lajme të ngjashme