Haxhiu: Të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar - NACIONALE

Haxhiu: Të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Bekim Haxhiu ka bërë thirrje që nesër të votohet për për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Sipas Haxhiut, ka ardhur koha që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri.

"Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë: Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkohemi në një Shtet, me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri. Jemi të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë, është koha për vendime të rëndësishme për kombin tonë për të ruajtur identitetin shqiptar dhe për të qenë aty ku e kemi vendin bashkë në Bashkimin Europian." - tha Haxhiu,

Tutje, deputeti nga radhët e PDK-së tha se tani ka ardhur koha për guxim dhe veprim për vendime përmbajtësore dhe vizionare për kombin tonë.

"Nga mbledhje e takime kozmetike të përfaqesuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, tani duhet guxim dhe veprim për vendime përmbajtësore dhe vizionare për kombin tonë. Kjo eshte e mundur, kjo eshte rruga e bashkimit Kombëtar në Konfederatën Shqiptare. Si përfaqësues i popullit, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, kërkoj nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollai dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që në takimin e nesërm në mbledhjen e deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë të hudhet në votim: Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar. Kjo është rruga e drejt, ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar ndër shekuj me radhë që kanë rënë në altarin e lirisë, me idealin e bashkimit kombëtar." - përfundoi Haxhiu.

Lajme të ngjashme