Bekim Haxhiu: Ka edhe deputetë të VV-së që mbështesin tërheqjen e Trustit
Projektligji për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti do të jetë sërish në rend dite në Kuvendin e Kosovës.
Rreth kësaj ka folur deputeti më i zëshëm i kësaj çështje, Bekim Haxhiu, duke thënë se ka edhe deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që e mbështesin votimin pro tërheqjes së mjeteve nga kursimet pensionale.
“Patjetër që ka deklarime edhe nga deputetë të Vetëvendosjes, të cilët do ta mbështesin këtë iniciativë të qytetarëve për tërheqjen 30 për qind të Trustit. Por, e kemi parë edhe në Komisionin për Buxhet dhe Transfere që dy deputetë që kanë abstenuar dhe nuk kanë votuar kundër këtij Projektligji.” - tha deputeti i PDK-së në Klan Kosova.
Ai shtoi se ky Projektligj duhet patjetër të kalojë.
