Bekë Berisha publikon listën e kandidatëve të AAK-së për Kuvend Komunal të Prishtinës
Bekë Berisha, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar listën e kandidatëve të partisë së vet për zgjedhjet komunale të tetorit.
“Prishtina jonë, ekipi ynë! Kjo është lista jonë e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës. Forcë e unifikuar e njerëzve që e duan këtë qytet me zemër e shpirt! Kemi bashkuar ide të freskëta, energji që nuk ndalet dhe përvojë që e di rrugën.
Nga lagjet e qeta e deri te rrugët plot jetë, zëri ynë vjen i larmishëm, me të rinj plot guxim dhe profesionistë me përvojë, krah për krah, për të sjellë ndryshim aty ku nevojitet më së shumti.
Me sinqeritet, bashkëpunim dhe besim se Prishtina meriton më të mirën, jemi gati të punojmë për ju, me ju”, shkroi ai.