Bekë Berisha përfshihet në debat: Ne nuk hajmë pajdhaqe, he zoti ju marroftë - NACIONALE

Bekë Berisha përfshihet në debat: Ne nuk hajmë pajdhaqe, he zoti ju marroftë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është përfshirë në debatin Kosovë – Shqipëri, pas deklaratave nga gazetari Mane se në Kosovë nuk përdoret vaji i ullirit dhe hahen pleskavicat.

Bekë Berisha ka eskaluar në një postim në facebook, duke thënë “zoti ju marroftë”.

“Është e vërtetë që konsumojmë lakra dhe pleskavica, por pajdhaqe nuk hajmë”, ka shkruar Berisha.

“He zoti ju marroftë”, ka thënë ai.

Këtë debat e ka nxitur një deklaratë e gazetarit nga Shqipëria, Bledi Mane, i cili ofendoi kosovarët duke thënë se nuk e përdorin vajin e ullirit dhe :ende jeni te pleskavica dhe lakra”.

Kundrejt kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta.

Lajme të ngjashme