Bekë Berisha kërkon që “menjëherë” qeveria t’i plotësojë kërkesat e policëve - NACIONALE

Bekë Berisha kërkon që “menjëherë” qeveria t’i plotësojë kërkesat e policëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikat e Qeverisë së Kosovës kundrejt Policisë së Kosovës janë “fëmijërore” por edhe “të rrezikshme për sigurinë e vendit”, ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, referuar deklarimin skandaloz dhe skajshmërisht përdredhës të krerëve të shtetit – Albin Kurtit dhe Xhelal Sveçlës – se gjoja njësitet speciale policore kanë marrë nga “2 mijë e 200 euro” pagë, e që në fakt ajo shifër përfshinë orët e stërzgjatura shtesë me nga 20 orë pune në ditë. Berisha ka kërkuar nga ekzekutivi që menjëherë të plotësohen kërkesat e specialsve të cilët protestuan dje para ndërtesës së Qeverisë së Kosovë.

Derisa më 24 shtator është cenuar rendi kushtetues i Republikës së Kosovës nga një shtet armik sikur është Serbia, sot sigurinë e Kosovës janë duke e rrezikuar politikat fëmijërore të një kryeministri dhe të një ministri të dështuar”, ka thënë Bersisha.

Sot nuk jam para jush për të folur për koeficientin, por këtu jam të kërkoj që me urgjencë kërkesat e Policisë së Kosovës prej atij që është kadet dhe deri te Njësia FIT të realizohen menjëherë”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme