Bekë Berisha kandidat për Prishtinën, Pacolli e “thumbon” AAK-në: Në vitin 2029 në cilin qytet ka me jetu? - NACIONALE

Bekë Berisha kandidat për Prishtinën, Pacolli e “thumbon” AAK-në: Në vitin 2029 në cilin qytet ka me jetu?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Fitore Pacilli, e ka thumbuar AAK-në, e cila si kandidat për kryetar të Prishtinës e ka propozuar deputetin Bekë Berisha.

Ajo ka rikujtuar se depueti në fjalë në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për kryetar të Istogut.

Në profilin e saj në “Facebook”, Pacolli ka ironizuar me vlerësimet që Ramush Haradinaj ka dhënë për Bekë Berishen.

“Në zgjedhjet e kaluara Bekë Berisha ka qenë kandidat për Istog e tash Ramush Haradinaj po thotë që ka jetuar nga paslufta në Prishtinë. Në vitin 2029 në cilin qytet ka me jetu që nga paslufta?”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme