Bekë Berisha: Kam besuar në koalicionin me NISMA-n, ndoshta është thyer besa - NACIONALE

Bekë Berisha: Kam besuar në koalicionin me NISMA-n, ndoshta është thyer besa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, shprehu keqardhje për drejtimin e zgjedhur nga Nisma, partner i koalicionit të kësaj partie, duke theksuar se kishte besuar në ndërtimin e një fronti të përbashkët opozitar.

“Nuk e di… duhet të takohemi njëherë me deputetët dhe ta shohim gjendjen. Nuk besoj se do të formohet qeveria, por Kuvendi është dashur të konstituohet tashmë. Sa i përket qeverisë nga opozita, ne i kemi qëndrimet tona të qarta. Për Nismën… s’kam biseduar me ta, sepse është dikush tjetër që i udhëheq ato bisedime. Kam besuar në koalicionin me Nismën dhe në fjalët që kemi thënë – se do të ndërtojmë një qeverisje të opozitës dhe do ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Kam besuar fuqishëm. Ndoshta është thyer besa, por të shohim njëherë.”, tha ai, raporton KosovaPress.

Lajme të ngjashme