Behrami: Vetëvendosje e ka detyrim kushtetues të arrijë konsensus për presidentin - NACIONALE

Behrami: Vetëvendosje e ka detyrim kushtetues të arrijë konsensus për presidentin

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka “detyrim kushtetues” të arrijë konsensus për presidentin para votimit.

Në një postim në rrjete sociale, Behrami ka akuzuar shumicën parlamentare për mungesë legjitimiteti moral në debatet kushtetuese.

“Para se me shku me votu, partia që ka shumicën në Parlamentin e Kosovës e ka detyrim kushtetues me arrit konsensus për emrin e Presidentit”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “një parti që ka shkelur më shpesh Kushtetutën sesa derën e Shtëpisë së Bardhë nuk mund të mbajë ligjërime për rendin kushtetues”.

Ai shtoi se kjo parti “mund të ligjërojë vetëm për përmbysje të rendit kushtetues dhe dhunë politike”.

Lajme të ngjashme