Behrami thotë se VV-ja po shpërndan një tabelë me urdhër të Mihalit, për t'i manipuluar qytetarët - NACIONALE

Behrami thotë se VV-ja po shpërndan një tabelë me urdhër të Mihalit, për t'i manipuluar qytetarët

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Artan Behrami, i PDK-së, ka bërë një reagim në lidhje me një tabelë që po shpërndahet, kinse me gabimet e kompanisë gjatë shtypjes së fletëvotimeve. Behrami ka hedhur dyshime se kjo tabelë është e rremë, dhe se po shpërndahet qëllimisht për të krijuar konfuzion.

E plotë:

Këto ditë u pa qysh funksionon Cyberxhemati i Albin Kurtit.

Për të mbuluar manipulimin më të madh elektoral në historinë e Kosovës, mehybët e VV-së e shpërndanë një tabelë të krijuar nga Studio Kosova e Re, me drejtoreshë Dejona Mihaili.

Pra, këta nuk iu besojnë fakteve të botës sëkëndejme.

Këta iu besojnë rrenave të botës paralele të Kurtit.

Por, qysh ka thënë babai i tyre ideologjik: rreni sa më shumë derisa ajo të bëhet e vërtetë!

Por, kot e keni!

Pa hetim të organeve të drejtësisë për manupilimin e votave në Mitrovicë, nuk do të ketë besim në asnjë proces zgjedhor!

Lajme të ngjashme