Behrami sfidon publikisht ambasadorin gjerman për “drejtësi selektive” - NACIONALE

Behrami sfidon publikisht ambasadorin gjerman për “drejtësi selektive”

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka sfiduar publikisht ambasadorin gjerman lidhur me qasjen ndaj drejtësisë në rajon.

Ai kritikoi BE-në për standarde të dyfishta, duke thënë se “drejtësia selektive është padrejtësi me vulë zyrtare”.

“Historia nuk gjykohet në gjykata, por në kujtesën e një kombi”, deklaroi Behrami.

Ai vuri në dyshim rolin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se ajo funksionon jashtë kornizës ligjore të Kosovës.

Sipas tij, edhe ish-prokurori Jack Smith e ka cilësuar atë si “Tribunal Evropian”, jo gjykatë vendore.

Behrami theksoi se Kosova ka qenë bashkëpunuese për krimet e luftës, por mbetet ndër më të kritikuarat.

“Kur keni kërkuar llogaridhënie nga Vuçiqi dhe Serbia?”, sfidoi ai ambasadorin gjerman.

Lajme të ngjashme