Behrami për xhandarmërinë e Sveçlës: Mekanizëm i frikësimit të qytetarëve
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në detyrë, duke e akuzuar atë për “përhapje të frikës” dhe përdorim të institucioneve për kontroll politik.
Përmes një postimi publik, Behrami e ka quajtur “Xhandarmërinë e Sfeqles” mekanizëm të frikësimit të qytetarëve, duke thënë se që nga ardhja në pushtet, institucionet janë përdorur për të ushtruar presion dhe për të suspenduar mendimin racional e demokracinë.
Sipas tij, “frika e institucionalizuar është diktaturë”, ndërsa ka shtuar se modele të tilla “nuk mund të etablohen në trupin e ri të shtetit të Kosovës”.
Behrami ka deklaruar se pushteti aktual tashmë “e ka hijen në opozitë”, duke paralajmëruar ndryshim politik më 7 qershor.
“Në atë ditë, Kosova do të çlirohet jo vetëm nga frika, por edhe nga periudha më e errët e historisë së post-pavarësisë. Edhe? Dihet!”, ka shkruar ai.