Behrami: Pa Albin nuk ka Martin, e pa Martin nuk ka Albin
Analisti, Artan Behrami ka reaguar pas konferencës për media që mbajti sot Kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku lidhur me ambasadorin, Martin Berishaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Behrami ka thënë se thelbi i këtij problemi nuk është Martini, mirëpo Albini.
Behrami duke ironizuart me Kryeministrin Kurtin për shprehjet që përdor ka thënë “Pa Albin nuk ka Martin, e pa Martin nuk ka Albin”.
Ai tutje ka thënë se ambasadori Berishaj do të shkarkohet, ndërkohë që sipas tij, Kryeministri Kurti do të amnistohet.
“Po pra!Por, thelbi i problemit nuk është vetëm Martini, po Albini. Pa Albin nuk ka Martin, e pa Martin nuk ka Albin. Martini do të shkarkohet, Albini do të amnistohet!”, ka shkruar Behrami.