Behrami: Kurti prodhon dhe kriza dhe fshihet nga Marrëveshja e Ohrit - NACIONALE

Behrami: Kurti prodhon dhe kriza dhe fshihet nga Marrëveshja e Ohrit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami akuzoi Albin Kurtin për krijim të qëllimshëm të krizës politike.

“Përgjegjësi kryesor pse Kosova shkon në zgjedhje është Albin Kurti”, tha ai.

Sipas Behramit, Kurti “fshihet prapa marrëveshjes së Ohrit” dhe përdor krizën për përfitime politike.

Ai paralajmëroi për cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh: “Do të mundohet të nxisë zgjedhje edhe në dimër, por edhe në pranverën e ardhshme”.

Behrami e cilësoi procesin për zgjedhjen e presidentit si “spektakël politik” dhe pjesë e një strategjie për kontroll dhe shmangie përgjegjësie.

Lajme të ngjashme