Behrami krahason intervenimin e NATO-s me vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Fitore e demokracisë
Ish këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka shkruar në lidhje me shpalljen anti-kushtetues të Ligjti për Këshillin Prokurorial, vendim ky që u mor dje nga Gjykata Kushtetuese, pas ankesave të PDK-së e LDK-së.
Behrami shpalljen të pavlefshëm të këtij ligji e ka quajtur fitore të demokracisë para tundimeve për autokraci, e madje e ka krahasuar edhe me çlirimin nga NATO.
Meqenëse vendimi u morr pikërisht me datë 24, kur edhe shënohet përvjetori i intervenimit të NATO-s, në Kosovë, Behrami ka bër këtë krahasim, duke thënë se bombardimet e NATO-s ishin çlirimi i Kosovës e fitorja e demokracisë mbi fashizmin, kurse ky vendim i Kushtetueses pikërisht në këtë datë, është fitore e demokracisë mbi tendencat për autokraci.
Postimi i tij
“Si sot, 24 vjet më parë, me bombardimet e NATO-s filloi çlirimi i Kosovës dhe fitorja e demokracisë mbi fashizmin.
Sot, 24 vjet pas, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke ia siguruar Kosovës fitoren e demokracisë mbi tundimet e autokracisë!”