Behrami: Çdo përpjekje për të zvarritur zgjedhjet, presidentja hyn në agjendë të VV-së. - NACIONALE

Behrami: Çdo përpjekje për të zvarritur zgjedhjet, presidentja hyn në agjendë të VV-së.

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani që zgjedhjet e reja të shpallen sot.

Ai ka vlerësuar se në takimin e sotëm qëndrimi i shumicës së partive është bërë i qartë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se çdo përpjekje për të shtyrë zgjedhjet ajo sërish hyn në agjendë të VV-së.

“Qëndrimi i shumicës së partive politike është i qartë. Presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet sot. Çdo përpjepje për të shtyrë, zvarritur afatin, ajo sërish hyn në agjendë të VV-së. Takimi eventual i Presidentes me përfaqësuesin e saj në KQZ e ka vetëm një qëllim: blerjen e disa ditëve kohë për të hyrë në agjendë të VV-së”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme