Behgjet Pacollit i vdes motra: Allahu të mëshiroftë, motra ime e dashur
Ish-presidentit të Kosovë, , Behgjet Pacolli, i ka vdekur motra.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i AKR-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto momente të dhimbshme i mbetet që t`i kujtojë kujtime e bukura që ka kaluar me motrën e tij.
“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot u nda nga jeta motra jonë e dashur, Mirvetja. Motër e dashur, në këtë moment të dhimbshëm, ne na mbete të kujtojmë sebashku momentet e bukura që kemi kaluar me ty, duke u frymëzuar nga gjithçka qe ke bërë për ne”, ka shkruar Pacolli, duke treguar për sakrificat e saj.
“Pas të gjitha sakrificave tua në këtë jetë, tani ti shko në qetësi në jetën e amshme dhe shijo bukurinë e Parajsës për të cilën ke punuar me aq zell dhe dashuri. Ne ketu do të vazhdojmë të jetojmë sipas mësimeve tua, të bashkuar dhe do të kujdesëm për çdo gjë që të ecim përpara ashtu si ti ke këshilluar dhe ke dëshiruar. Allahu të mëshiroftë, motra ime e dashur!”, ka shkruar Pacolli.