Behgjet Pacolli shkon në Katar: Askush s'është i detyruar, kanë rregulat e veta
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është në Katar, si i ftuar në hapjen e Kampionatit Botëror.
Në një postim në facebook, Pacolli ka bërë të ditur se është tifoz i Zvicrës dhe kapitenit Granit Xhaka.
POSTIMI:
Sot në Katar zhvillohet Kupa e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve. Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka.