Bëhet zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit në Çabër, Kurti krenohet me shpejtësinë e internetit - NACIONALE

Bëhet zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit në Çabër, Kurti krenohet me shpejtësinë e internetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në Çabër të Zubin Potokut është zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, ku është bërë kalimi në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel.

Shefi i Qeverisë ka bërë me dije se tashmë se në atë pjesë tashmë janë instaluar 15 stacione të Telekomit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar shpejtësinë e internetit.

“140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit e Telekomit nuk punonin. Tash, punëtorët e Telekomit instaluan edhe 15 stacione bazë të reja në veri, nga vetëm pesë sosh sa ishin më parë. Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga mbulimi dhe cilësia e shërbimit publik dhe jo thjesht nga përfitimi financiar vetjak. Komunikimet elektronike janë e drejtë dhe nevojë e qytetarëve të cilat Telekomi i Kosovës i bën mundësi dhe garanci për qytetarët. Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme