Bëhet e “gjallë” shefja e UNMIK-ut, shprehet e shqetësuar për situatën në veri - NACIONALE

Bëhet e “gjallë” shefja e UNMIK-ut, shprehet e shqetësuar për situatën në veri

3 vjet më parë

nga Muhamet Koci

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është shprehur e shqetësuar me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi për medie, ajo ka kërkuar nga palët që të përmbahen nga tensionet.

“Thellësisht e shqetësuar nga zhvillimet e vazhdueshme dhe përshkallëzimi i mundshëm i situatës së sigurisë që përfundimisht do të ndikojë tek njerëzit në terren”, është thënë në njoftim.

Zyrtarja e misionit të OKB-së në Kosovë ka ftuar palët që të ushtrojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të marrin çdo masë paraprake për të shmangur çfarëdo përkeqësimi të situatës në atë pjesë të vendit.

“Nuk ka alternativë ndaj dialogut për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe për të parandaluar keqkuptimet që mund të rrisin më tej tensionet,” është shprehur Ziadeh.

Lajme të ngjashme