Bëhen analizat e fundit, ende nuk mund të konsumohet uji nga Liqeni i Badocit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se analizat e fundit laboratorike për cilësinë e ujit në Liqenin e Badocit tregojnë për rënie të vlerave të manganit. Megjithatë, uji nuk mund të konsumohet ende.
Kjo është bërë e ditur përmes jë komunikate për media.
“Analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, por që, ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu.
Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm.” – thuhet aty.
Tutje, IKSHPK ka ndarë edhe disa rekomandime:
IKSHPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se:
Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera;
Uji në rajonet që furnizohen nga liqenjt akumulues Batllava dhe Ujmani mund tē pēdoren pēr pije pa pẽrkufizim.
Shpërlarja e rezervoareve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit)