Begaj: Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtar - NACIONALE

Begaj: Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e shtetit shqiptar për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për DË, ai ka vlerësuar se Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës.

Sipas tij, Shqipëria do të jetë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë.

“Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë, Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në çdo organizatë ndërkombëtare dhe çdo iniciativë rajonale përmendet dhe mbrohet Kosova. Patjetër që ne do të kemi këtë bashkëpunim dhe në të ardhmen nuk mendoj që ka vend për pakënaqësi. Ne jemi aty, do të jemi gjithmonë në mbështetje të Kosovës. Para dy ditësh isha në Kosovë, mora pjesë në festimet e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kjo tregon që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, ka thënë Begaj.

Lajme të ngjashme