Begaj kërkon largimin e masave të BE-së ndaj Kosovë
Masat ndëshkuese – përkatësisht sanksionet – të vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian që nga qershori i vitit të kaluar “janë të padrejta dhe duhet të hiqen sa më parë”, ka thënë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Këtë koment Begaj e bëri në një prononcim të shkurtër gazetarë pas një vizite në Deçan ku mori pjesë në ceremoninë kushtuar atij ku edhe u shpall “Qytetar Nderi”.
“Masat e BE-së për Kosovën janë të padrejta, shpresoj që shumë shpejt të vije në vend drejtësia”, tha presidenti shqiptar.