Begaj kërkon bashkëpunim me Kosovën: Kemi fat, dy shtete shqiptare në rajon
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë thirrje për bashkëpunim sa më të ngushtë më Kosovën.
Në një pritje për 111 vjetorin e shpalljes se Pavarësisë, ai ka thënë se është fat që në rajon janë dy shtete shqiptare.
Më pas, ai tha se duhet të ketë bashkëpunim me Kosovën, “si dy shtete të një kombi në pozita të barabarta”.
“Kemi fatin të kemi dy shtete shqiptare në rajon. Bashkëpunimi me Kosovën, në pozita të barabarta si dy shtete të një kombi, duhet të jetë sa më i ngushtë, simetrik dhe përplotësues.” – ka thënë ai.