Begaj inkurajon njohjen e Kosovës nga Zambia - NACIONALE

Begaj inkurajon njohjen e Kosovës nga Zambia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur në takim Ambasadoren e Republikës së Zambias, Patricia Chisanga Kondolo.

I pari i Shqipërisë e uroj ambasadoren për detyrën e re duke i uruar suksese, ndërsa gjatë takimit u fol për bashkëpunimin mes dy shteteve në fusha si ekonomia dhe kultura.

Begaj e përmendi edhe Kosovën duke inkurajuar njohjen nga Zambia duke thënë se do të inkurajonin paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ai propozoj që në mungesë të njohjes të ketë një lloj bashkëpunimi mes dy shteteve.

Lajme të ngjashme