Befason deputeti i PDK-së: U vonova për emision, se u lava me dy a tre kojshi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, mendon se Qeveria Kurti po tallet me qytetarët e Kosovës me propozimet e reja për të kursyer energjinë.
Berisha ka ironizuar duke thënë se është vonuar në emision për shkak se ka qenë duke bërë dush me fqinjët.
“Unë u vonova, ndoshta të krijova stres, se mu deshtë me i thirrë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush, edhe grave ju thash dilni lanu te kojshia, a po e kuptoni ku ka degradue. Shtëpinë e kam të paizoluar, por duhet me mbështjellë me folie asi te kerreve”, ka thënë ai në Kanal 10.
Mirëpo, deputeti Berisha ka ngatërruar referncat e kësaj deklarate, pasi “larja vetë i dyti” nuk është rekomandim i minstres Rizvanolli por i zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala.
