Bedri Hamza kujton demonstratat e vitit 1981: Studentët u ngritën në emër të popullit
Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka rikujtuar 11 marsin e vitit 1981.
Kjo në përvjetorin kur studentët e Kosovës u ngritën në emër të popullit duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.
Postimi:
Në marsin e vitit 1981, studentët u ngritën në emër të popullit tonë, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.
Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes.
Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë.