BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar statusin e mysafirit special për Kosovën në KiE - NACIONALE

BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar statusin e mysafirit special për Kosovën në KiE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së.

Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme