BE: Rusia nuk është ende gati për paqe në Ukrainë - NACIONALE

BE: Rusia nuk është ende gati për paqe në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë sot se paqja në Ukrainë nuk do të jetë e mundur derisa Rusia të tërheq trupat e saj dhe se Moska nuk ka treguar shenja se është gati për ta bërë një gjë të tillë.

“Kam frikë se Rusia nuk është gati të tërhiqet dhe për aq kohë sa nuk tërhiqet, paqja nuk do të jetë e mundur”, është shprehur Borrell për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Është Rusia ajo që duhet të bëjë të mundur paqen, agresori duhet të tërhiqet nëse dëshiron një paqe të qëndrueshme”, ka shtuar më tej ai.

Kujtojmë se më herët Kremlini ka akuzuar Kievin për ndryshim të pozicionit në lidhje me bisedime të mundshme të paqes dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit që ta shtyjë Ukrainën drejt diplomacisë.

Ndërkohë, forcat e Putinit kanë pësuar një sërë pengesash në terren, më e fundit është humbja e qytetit jugor të Khersonit. E që nga ajo kohë Rusia ka përdorur sulme ajrore që synojnë infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera civile në pjesë të Ukrainës që nuk janë nën pushtimin e saj.

Lajme të ngjashme