BE: Po bëhet përzgjedhja e pasuesit të Lajçakut - NACIONALE

BE: Po bëhet përzgjedhja e pasuesit të Lajçakut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, ka deklaruar se është duke u bërë zgjedhja e një përfaqësuesi të ri special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Mandati Mirosllav Lajçakut i skandon në fund të muajit janar.

“Mandati i përfaqësuesit special Miroslav Lajçak zgjat deri në fund të janarit. Procesi i zgjedhjes së pasuesit të tij është në vazhdim dhe ne do të komentojmë për këtë temë vetëm kur të kemi më shumë informacion. Përndryshe, ne vetëm do të përsërisim veten në deklaratat tona”, tha Hipper në një konferencë të rregullt për shtyp në Bruksel, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme