BE për takimin e të enjtes: Asociacioni s’është një prej temave kryesore, por është prezente - NACIONALE

BE për takimin e të enjtes: Asociacioni s’është një prej temave kryesore, por është prezente

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të enjten në Bruksel priten të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, ku pritet të diskutohet çështja e dinarit.

Në një prononcim për medie, Peter Stano, zëdhënës i BE-së, ka theksuar se takimi i kryenegociatorëve është i përqëndruar në një zgjedhje për dinarin.

Sipas tij, Asociacioni nuk është një prej temave kryesore.

Tjetra është që takimi i kryenegociatorëve këtë të enjte, është e përqëndruar në çështje të tjera, që janë diskutuar edhe në javën e kaluar dhe atë paraprake në Bruksel, për të gjetur një zgjidhje kryesisht për çështjen, implikimet ose pasojat e vendimit të BQK-së për përdorimin e dinarit.

Pra, Asociacioni si i tillë nuk është një prej temave kryesore por si çështje është prezente në secilin takim, dhe të gjitha ndërveprimet tona me partnerët në Kosovë, pasi që është një prej kushteve që urgjentisht duhet përmbushur sa më shpejt, pa vonesa të tjera”, ka thënë Stano.

Lajme të ngjashme