BE nuk pranon të komentojë për planin e supozuar të marrëveshjes Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian nuk ka dashur të komentojë lidhur me një draft-plan të supozuar të marrëveshjes finale Kosove-Serbi, i cili ka qarkulluar ditët e fundit në media.
Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, lidhur me çështjen ka thënë se ai nuk i komenton artikujt e mediave.
“Si rregull e përgjithshme dhe parimore, ne nuk komentojmë për artikuj të supozuar në media, as në kuptim të vërtetësisë apo të përmbajtjes” është shprehur Stano.
Sipas planit, të publikuar nga Albanian Post, në vitin 2023 duhet të nënshkruhet një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërsa, më vonë hipotetikisht pas 10 vitesh, si parakusht për anëtarësim të vendeve në BE, duke të arrihet një marrëveshje për njohje reciproke.
Me marrëveshjen e supozuar të vitit të ardhshëm, Kosova do të njihet edhe nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende, ndërsa Serbia do të marrë një ndihmë masive financiare që do ta bëjë atë të njihet si fuqi në rajon.