“BE nuk i zbulon dokumentet zyrtare”, Muharremi kritikon Stanon: Çka nuk dëgjon njeriu - NACIONALE

“BE nuk i zbulon dokumentet zyrtare”, Muharremi kritikon Stanon: Çka nuk dëgjon njeriu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, i cili ka thënë se BE-ja nuk i zbulon publikisht kurrë dokumentet zyrtare.

Ai ka thënë se kjo çka ka thënë zyrtari i BE-së nuk është e vërtetë.

Sipas tij, institucioni prej nga vjen Stano ka deficit të demokracisë.

“Stano: ‘Ne [BE] kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht’. Çka nuk ndëgjon njeriu. Zëdhënësi nga Bashkimi Europian (prompotor kryesor pan Europian i transparencës) po thotë 'nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht'. Fillimisht kjo nuk është aspak e vërtetë se është praktikë e mirë me i publiku draftet dhe me i konsultu hisetarët rreth përmbajtjes së dokumenteve që kamë ndikim në jetën e tyre. Këtë praktik së e zbaton BE në shumicën absolute të rasteve. Por fakti që institucioni nga vjen Stano ka deficit të demokracisë për shkak se nuk zgjedhet nga qytetarët nuk e justifikon këtë çasje jo të mirë”, ka shkruar Muharreni në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se në vendet e BE-së për një Asociacion të tillë do të kërkohej referendumi.

“Në një vend të BE-së apo edhe në demokracitë e konsoliduara mirë, Asociacioni do të ishte një kategori që duhej të zgjidhej me referendum nacional. Ndërsa një zyrtar atje larg i BE që ky asociacion nuk ndikon në asnjë mënyrë po thotë 'ska nevojë me shiqu ju' ... A mos është asociacioni për ndonje vend në Hënë, apo Mars e Pluto? Le të provon Stano apo kushdo që BE të propozoj dicka me ndikim potencial kaq thelbësor në funksionim të shtetetit për Gjermaninën, Francën, Polonin apo cilido vend anëtrar të BE, e mos te publikoj dhe e shofim cfarë ndodhë. Të nesërmën Stano nuk do shkonte në punë. Por për Kosovën? Për njerëzit e saj ndoshta vlejnë rregulla tjera”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme